Pershkrimi i Prones

Jepet me qira apartament 3+1 – Sunrise Residence, pranë TEG

Në një nga rezidencat më të kërkuara pranë TEG-ut, tek Sunrise Residence, ofrohet me qira apartament 3+1 me sipërfaqe 129 m², ideal për familje ose profesionistë që kërkojnë qetësi, cilësi ndërtimi dhe akses të shpejtë me qytetin.

Apartamenti organizohet në:
– Ambient ndenjeje me kuzhinë
– Korridor shpërndarës
– 3 dhoma gjumi
– 2 tualete
– 2 ballkone

Çdo dhomë është e pajisur me kondicioner, duke garantuar komfort gjatë gjithë vitit. Rezidencë e mirëadministruar, me standard të lartë jetese dhe ambient të gjelbëruar.

Post parkimi i përfshirë në çmim
Disponueshmëri: lirohet në fund të dhjetorit

Çmimi: 153,000 lekë / muaj (bruto)

Pronë për ata që nuk kërkojnë thjesht një apartament, por një stil jetese të qetë dhe të organizuar.

Detajet e Prones

Referenca: PRO334
Lloji Apartament
Statusi: E perdorur
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 8
Sip. Totale: 129 m2