Pershkrimi i Prones

Ofrohet për qira apartament tipologji 2+1+2 në rezidencën elitare Secret Garden Residence, pranë Tirana East Gate, në një nga zonat më të kërkuara dhe premium të Tiranë.

Detajet e Pronës

Tipologjia: 2+1+2
Çmimi: 1500 € / muaj
Disponueshmëria: Pas datës 20 Mars

Përshkrimi i Apartamentit

Apartamenti është i investuar në detaj me projekt arkitektonik, duke ofruar një kombinim të qartë mes elegancës dhe funksionalitetit. Ambienti i ndenjes dhe kuzhina janë të bollshme, me përfundime cilësore si detaje mermeri dhe dru arre, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe moderne.

Organizimi përfshin një master suite me garderobë walk-in dhe një dhomë të dytë të përshtatshme për fëmijë apo miq. Të dy tualetet janë të realizuara me standard të lartë.
Ndriçimi i fshehur, abazhurët dekorativë dhe mobilimi i sapoinvestuar e pozicionojnë këtë pronë në një nivel premium, gati për një jetesë komode dhe pa kompromis.

Përshkrimi i Zonës

Rezidenca Secret Garden është një nga komplekset më elitare pranë TEG, e njohur për qetësinë, sigurinë dhe komunitetin e përzgjedhur. Zona ofron akses të menjëhershëm me Unazën dhe pjesët kryesore të qytetit, duke kombinuar privatësinë me lehtësinë e lëvizjes.

Është një nga zonat më të preferuara për banim cilësor në Tiranë, me standard të lartë jetese dhe vlerë të qëndrueshme në kohë.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 069 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO777
Lloji Apartament
Statusi: Listimet e fundit
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 5

Karakteristikat

Qëndër Tregtare

Vendodhja e Pronës