Kodra e Diellit Residence
Ofrohet për shitje apartament tipologji 3+1 me verandë të madhe në rezidencën Kodra e Diellit 2, një nga komplekset më të organizuara dhe elitare në Tiranë.
Detajet e Pronës
Tipologjia: 3+1
Kati: 3
Sipërfaqe neto: 109 m²
Sipërfaqe bruto: 129.7 m²
Sipërfaqe verandë: 89 m²
Viti i ndërtimit: 2025
Hipoteka: Në proces (pritet deri në Maj 2026)
Përshkrimi i Apartamentit
Apartamenti ofron një organizim shumë të mirë, me sallon të bollshëm dhe zonë gatimi, tre dhoma gjumi dhe dy tualete. Elementi që e diferencojnë këtë pronë është veranda prej 89 m², një hapësirë reale jetese që e transformon totalisht përdorimin e apartamentit.
Prona është e ndërtuar me standarde të larta teknike dhe materiale cilësore: vetrata alumini termik, xhama triplex, dysheme autoniveluese me shtresë ekstra, si dhe tualete incaso me pajisje premium. Çdo detaj është menduar për cilësi dhe jetëgjatësi.
Përshkrimi i Zonës
Kodra e Diellit 2 është një rezidencë e konsoliduar që ofron siguri, mirëadministrim dhe një stil jetese të organizuar. Zona karakterizohet nga qetësia, gjelbërimi dhe komuniteti familjar, duke krijuar një ambient ideal për jetesë afatgjatë.
Është një nga zonat që ruan vlerë në kohë dhe mbetet ndër zgjedhjet më të forta për banim cilësor në Tiranë.
Kjo është një pronë që nuk blihet vetëm për metra katrorë, por për hapësirën reale që ofron dhe standardin e jetesës.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434