Ofrohet për shitje vilë premium në Green Coast Resort & Residences, një nga resortet më elitare në jug të Shqipëri, me pamje panoramike nga deti dhe mali i Llogarasë.
Detajet e Pronës
Tipologjia: Vilë 2-katëshe
Sipërfaqe ndërtimi: 171.6 m²
Sipërfaqe trualli: 303 m²
Parkim: 2 poste parkimi + buggy
Përshkrimi i Vilës
Vila është e organizuar në dy kate, me hapësira të menduara për komoditet maksimal dhe jetesë elitare.
Kati përdhe ofron ambient të hapur me sallon, kuzhinë dhe zonë ngrënieje, me dalje direkte në oborrin privat. Kuzhina është e pajisur plotësisht me elektroshtepiake cilësore. Në këtë kat ndodhet gjithashtu një tualet, depo dhe hapësira funksionale shtesë.
Oborri privat është një nga elementët më të fortë të pronës, i organizuar me jacuzzi, kënd relaksi dhe zonë ngrënieje në natyrë, i rrethuar nga gjelbërim dhe privatësi totale. Ekziston mundësi reale për ndërtimin e një pishine.
Kati i parë përfshin dhomën master me ballkon dhe pamje të plotë nga deti, garderobë dhe tualet privat, si dhe një dhomë të dytë gjumi me pamje nga mali i Llogarasë dhe një tualet shtesë.
Cilësi Ndërtimi & Pajisje
Vila është realizuar me standarde të larta:
Parket laminat në dhomat e gjumit
Pllaka cilësore në ambientet e përbashkëta
Tavane të punuara me ndriçim LED
Sistem ndriçimi dhe audio i integruar
Kondicioner inverter në çdo ambient
Shitet totalisht e mobiluar, gati për përdorim të menjëhershëm.
Përshkrimi i Zonës
Green Coast është një nga projektet më prestigjioze në rivierën shqiptare, i njohur për standardin e lartë të ndërtimit, sigurinë, privatësinë dhe komunitetin ekskluziv.
Zona ofron një kombinim unik të detit, natyrës dhe infrastrukturës moderne, duke e bërë një nga investimet më të forta për pronat turistike në Shqipëri.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434