Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament tipologji 2+1+2 në Tera Residence, një projekt modern rezidencial pranë TEG, në një nga zonat me zhvillimin më të shpejtë në Tiranë.

Detajet e pronës

Tipologjia: 2+1+2

Kati: 2
Sipërfaqe banimi: 88.33 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 13.87 m²
Sipërfaqe totale: 102.2 m²

Çmimi: 286'160€

Përfundon brenda vitit.

Përshkrimi i apartamentit

Apartamenti organizohet në sallon ndenjeje me ambient gatimi dhe ngrënieje, 2 dhoma gjumi dhe 2 tualete.
Planimetria është moderne dhe shumë funksionale, me organizim praktik të ambienteve dhe ndriçim natyral në çdo hapësirë.
Zona e living-ut është e bollshme dhe e konceptuar për komoditet maksimal, ndërsa dhomat e gjumit ofrojnë privatësi dhe organizim shumë të mirë për jetesë familjare.
Prona është ideale si për banim ashtu edhe për investim afatgjatë, falë lokacionit dhe standardit të projektit.

Përshkrimi i rezidencës dhe zonës

Terra Residence është projekt rezidencial modern me arkitekturë bashkëkohore dhe standard të lartë ndërtimi.
Pozicionimi pranë TEG-ut dhe akseve kryesore të qytetit e bën një nga zonat më të preferuara për jetesë, duke kombinuar qetësinë me akses shumë të mirë urban.

Një apartament modern 2+1+2 në një projekt të ri rezidencial, në një zonë që po merr gjithnjë e më shumë vlerë në treg.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO1051
Lloji Apartament
Statusi: Ne ndertim
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 6
Sipërfaqja: 88 m2
Sip. Totale: 102 m2
Kati: 2

Karakteristikat

Qëndër Tregtare
Vendndodhje