Ofrohet për shitje një vilë moderne në kompleksin ekskluziv “Secret Garden”, një nga rezidencat më prestigjioze të kryeqytetit, pranë TEG-ut. Vila është e organizuar në 2 kate banimi + 1 kat nëntokë, me sipërfaqe të bollshme dhe oborr privat, duke ofruar privatësi dhe standarde të larta jetese. Aktualisht ndodhet në fazën e suvatimeve, duke i dhënë blerësit mundësinë për ta personalizuar sipas stilit të tij.
Detajet e pronës:
Tipologji: 4+1 + parkim
Sipërfaqe ndërtimi: 347 m²
Sipërfaqe totale: 347 m²
Sipërfaqe parcele: 514 – 517 m²
Organizim: 2 kate banimi + 1 kat nëntokë
Gjendja: Faza suvatime
Çmimi i shitjes: 570,000 €
Përshkrimi i pronës:
Vila përbëhet nga një sallon i gjerë me ambient gatimi, 4 dhoma gjumi komode, disa tualete dhe veranda me pamje të hapura. Oborri privat ofron hapësirë të mjaftueshme për gjelbërim, zonë relaksi apo pishinë sipas preferencës së blerësit. Katit nëntokë i shtohet funksionaliteti me hapësira që mund të përdoren për palestër, depo, dhomë argëtimi ose lavanderi. Parkimi i dedikuar garanton komoditet maksimal.
Përshkrimi i zonës:
“Secret Garden” TEG është një rezidencë private elitare, e njohur për sigurinë 24/7, gjelbërimin, mirëmbajtjen e lartë dhe komunitetin e përzgjedhur. E pozicionuar vetëm disa minuta larg qendrës së Tiranës, por larg zhurmës së qytetit, kjo zonë ofron qetësi dhe ajër të pastër. Afërsia me Qendrën Tregtare TEG, rrugët hyrëse-dalëse dhe shërbimet e shumta, e bëjnë këtë vendndodhje perfekte për familje që kërkojnë privatësi, komoditet dhe stil jetese luksoz.
Ky investim është ideal për ata që kërkojnë një vilë moderne në rezidencë elitare, me mundësi personalizimi dhe perspektivë të lartë rritjeje të vlerës.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni në:
📞 +355 69 700 7434