Ofrohet për shitje apartament në zonën e Laprakës, një mundësi shumë e mirë për banim ose investim, në një nga zonat me akses të shpejtë drejt qendrës së Tiranës dhe akseve kryesore të qytetit.
Detajet e pronës
Tipologjia: Apartament
Sipërfaqe: 85 m²
Kati: 5 (i fundit)
Pallat ekzistues
I mobiluar
Çmimi: 118,000 €
Përshkrimi i apartamentit
Apartamenti ofron ambiente funksionale dhe të mirëorganizuara, me hapësira komode për jetesë. Prona shitet e mobiluar dhe është gati për banim të menjëhershëm, pa pasur nevojë për investime shtesë.
Falë pozicionimit në katin e fundit, apartamenti përfiton privatësi, ndriçim natyral dhe pamje të hapur.
Përshkrimi i zonës
Lapraka është një nga zonat më të konsoliduara të Tiranës, me akses të lehtë drejt qendrës, transportit urban, institucioneve arsimore, qendrave tregtare dhe çdo shërbimi të nevojshëm për jetesën e përditshme.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434