Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament 1+1 në Aura Residence, një kompleks rezidencial modern i pozicionuar në një nga zonat më të preferuara të Tiranës, pranë rrugës Dritan Hoxha. Me standard të lartë ndërtimi, organizim funksional dhe vendndodhje strategjike, kjo pronë është ideale si për banim ashtu edhe për investim.

Detajet e pronës

Tipologjia: 1+1
Vendndodhja: Aura Residence, Laprakë
Kati: 4
Sipërfaqe neto: 61.6 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 11.7 m²
Sipërfaqe totale: 73.3 m²
Orientimi: Veri-Lindje

Çmimi: 135,000 €

Përshkrimi i apartamentit

Apartamenti organizohet në sallon me ambient gatimi dhe ngrënieje, 1 dhomë gjumi, 1 tualet, korridor shpërndarës dhe ballkon. Prona shitet e mobiluar plotësisht, me të gjitha pajisjet elektroshtepiake dhe sistem kondicionimi. Apartamenti është i pabanuar më parë, me planimetri moderne, ndriçim natyral dhe organizim funksional që ofron komoditet maksimal për jetesë. Është një zgjedhje ideale si për banim ashtu edhe për investim.

Përshkrimi i zonës

Aura Residence ndodhet në Laprakë, pranë rrugës Dritan Hoxha, një zonë e zhvilluar dhe shumë e kërkuar për banim falë aksesit të shpejtë me qendrën e Tiranës dhe akset kryesore të qytetit. Në afërsi ndodhen shkolla, kopshte, supermarkete, transport publik dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë komode. Kompleksi ofron standard bashkëkohor ndërtimi dhe përfaqëson një investim të sigurt me potencial të lartë vlerësimi.

Një mundësi ideale për të zotëruar një apartament modern në një nga rezidencat më të preferuara të Laprakës.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO1306
Lloji Apartament
Statusi: Listimet e fundit
Dhomat e gjumit: 1
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 75
Sipërfaqja: 62 m2
Sip. Totale: 73 m2
Kati: 4

Karakteristikat

Kondicioner
Qëndër Tregtare
Police
Spital
Shkollë
Vendndodhje