Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament 2+1+2 në City Residence, një projekt modern rezidencial i pozicionuar në zonën e Bulevardit të Ri, një nga zonat me zhvillimin më të shpejtë dhe potencialin më të lartë të investimit në Tiranë.

Detajet e pronës

Tipologjia: 2+1+2
Sipërfaqe totale: 116.2 m²
Kati: 2

Post parkimi në katin -1 me çmim ekstra

Çmimi: 180,000 €

Përshkrimi i apartamentit

Apartamenti organizohet në një sallon të bollshëm ndenjeje, ambient gatimi të veçuar, 2 dhoma gjumi, 2 tualete, korridor shpërndarës dhe ballkon. Planimetria funksionale mundëson shfrytëzim maksimal të hapësirës dhe ofron komoditet për një jetesë familjare.

Falë organizimit të rregullt dhe sipërfaqes së konsiderueshme, prona është ideale si për banim ashtu edhe për investim afatgjatë.

Përshkrimi i zonës

City Residence ndodhet në zemër të Bulevardit të Ri, një zonë që po njeh zhvillim të vazhdueshëm urban dhe infrastrukturor. Akses i shpejtë me qendrën e Tiranës, Bulevardin Zogu I, Stacionin e Trenit dhe arteriet kryesore të qytetit. Në afërsi ndodhen shkolla, kopshte, markete, qendra shërbimi dhe çdo facilitet i nevojshëm për jetesën e përditshme.

Një mundësi ideale për familjet që kërkojnë komoditet dhe për investitorët që synojnë një pronë me potencial të lartë rritjeje në vlerë.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO1232
Lloji Apartament
Statusi: Ne ndertim
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 59
Sip. Totale: 116 m2
Kati: 2

Karakteristikat

Spital
Shkollë
Vendndodhje