Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament 2+1 në Orbital 5, një projekt rezidencial modern i pozicionuar në zonën e Jordan Misjës, një nga zonat me zhvillimin më të shpejtë në Tiranë. Kompleksi është ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore dhe ofron akses të lehtë me qendrën e qytetit, duke e bërë këtë pronë ideale si për banim ashtu edhe për investim.

Detajet e pronës

Tipologjia: 2+1
Kati: 5
Sipërfaqe neto: 107.80 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 12.95 m²
Sipërfaqe totale: 120.75 m²

Faza e ndërtimit: Suvatime

Çmimi: 235'462 €

Përshkrimi i apartamentit

Apartamenti organizohet në sallon të bollshëm me ambient gatimi dhe ngrënieje, 2 dhoma gjumi, 2 tualete, korridor shpërndarës, garderobë dhe ballkon. Planimetria është moderne dhe funksionale, me ndarje optimale të ambienteve dhe ndriçim natyral në çdo hapësirë, duke ofruar komoditet maksimal për një jetesë cilësore. Faza aktuale e ndërtimit u jep mundësinë blerësve të personalizojnë rifiniturat sipas preferencave të tyre.

Përshkrimi i zonës

Orbital 5 ndodhet në Jordan Misja, një zonë rezidenciale në zhvillim të vazhdueshëm, me infrastrukturë moderne dhe akses të shpejtë drejt qendrës së Tiranës, Bulevardit të Ri dhe akseve kryesore të qytetit. Zona ofron shkolla, kopshte, markete, institucione dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë komode, ndërsa zhvillimi i saj i vazhdueshëm e bën një investim me potencial të lartë vlerësimi.

Një mundësi ideale për banim ose investim në një projekt modern me standarde të larta ndërtimi.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO1290
Lloji Apartament
Statusi: Listimet e fundit
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 41
Sipërfaqja: 108 m2
Sip. Totale: 121 m2
Kati: 5
Vendndodhje