Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament 2+1 ,Kodra e Diellit 1 pranë Eleonor, një mundësi ideale për ata që kërkojnë komoditetin e një apartamenti të kombinuar me hapësirën dhe privatësinë e një verande. Prona ndodhet në katin përdhe dhe disponon dokumentacion të rregullt hipotekor.

Detajet e pronës

Tipologjia: 2+1
Sipërfaqe fizike: 71 m² (60 m² në certifikatë)
Sipërfaqe e përbashkët: 10.7 m²
Sipërfaqe verande: 69.7 m²

Kati: Përdhe

Me hipotekë

Çmimi: 161,648 € - i diskutueshëm

Përshkrimi i apartamentit

Apartamenti organizohet në sallon me ambient gatimi dhe ngrënieje, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe verandë me sipërfaqe prej 69.7 m² ofron mundësi ideale për relaks.

Falë organizimit funksional dhe verandës, prona ofron ndjesinë e një shtëpie individuale duke ruajtur komoditetin e apartamentit.

Përshkrimi i zonës

Kodra e Diellit është një nga zonat rezidenciale më të preferuara të Tiranës, e njohur për qetësinë, ajrin e pastër dhe aksesin e lehtë me Liqenin Artificial, Kopshtin Botanik dhe qendrën e qytetit. Zona ofron shkolla, kopshte, markete dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë komode.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO1242
Lloji Apartament
Statusi: Listimet e fundit
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 182
Sipërfaqja: 71 m2
Sip. Totale: 82 m2

Karakteristikat

Qëndër Tregtare
Spital
Shkollë