Ofrohet për shitje vilë ekskluzive në Green Coast 1, një nga resortet më prestigjioze në bregdetin shqiptar. Prona kombinon privatësinë, luksin dhe komoditetin, duke ofruar një stil jetese unik vetëm pak hapa larg detit.
Detajet e pronës
Tipologjia: Vilë Individuale
Sipërfaqe trualli: 215 m²
Sipërfaqe ndërtimi: 150 m²
3 Dhoma gjumi
2 Tualete
Jacuzzi premium me sistem filtrimi të integruar
Përshkrimi i vilës
Vila është e organizuar në mënyrë funksionale dhe ofron ambiente të bollshme për jetesë dhe relaks. Zona e jashtme është konceptuar për privatësi maksimale, ku spikat jacuzzi premium me sistem filtrimi të pavarur, gati për përdorim pa investime shtesë.
Një nga avantazhet kryesore të pronës është pozicionimi i saj, ku pjesa e pasme e vilës ka dalje direkte drejt shkallëve që të çojnë në zonën e plazhit dhe të shëtitores së resortit.
Punimet, mobilimi dhe materialet e përdorura janë të standardit të lartë, duke e bërë këtë vilë ideale si rezidencë pushimi ashtu edhe si investim premium.
Përshkrimi i zonës
Green Coast është resorti më ekskluziv në Rivierën Shqiptare, i njohur për arkitekturën moderne, sigurinë, shërbimet elitare dhe plazhet kristal të Palasës. Kompleksi ofron restorante, bare, ambiente rekreative dhe menaxhim profesional gjatë gjithë vitit, duke garantuar një eksperiencë unike jetese dhe investimi.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434