Ofrohet për shitje apartament 1+1 i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara dhe funksionale të Tiranës, Komuna e Parisit, në Rrugën Robert Zhvarc, vetëm 100 metra në perëndim të Kompleksit Kristal.
Apartamenti ndodhet në katin e 2-të të një pallati të ndërtuar në vitin 2010 dhe disponon dokumentacion të rregullt hipotekor. Falë pozicionit dhe planimetrisë së rregullt, është i përshtatshëm si për banim ashtu edhe për përdorim biznesi (zyra, studio profesionale).
Të dhënat e pronës:
Tipologji: 1+1
Kati: 2
Sipërfaqe bruto: 69.9 m²
Sipërfaqe neto: 63 m²
Pallat i vitit 2010
Me hipotekë
Mundësi blerjeje me kredi
Potencial qiraje: nga 550 € / muaj
Çmimi: 167,000 €
Përshkrimi i zonës:
Zona e Komunës së Parisit ofron akses të menjëhershëm në Unazën e Vogël, Unazën e Madhe dhe qendrën e qytetit. Është një zonë e zhvilluar, me të gjitha shërbimet pranë: institucione arsimore, supermarkete, bare, restorante, banka dhe linja transporti urban, duke e bërë një zgjedhje shumë të favorshme si për jetesë ashtu edhe për investim.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, kontaktoni në numrin e telefonit.