Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament 2+1+2 i pozicionuar në Kika 2, një nga rezidencat më të konsoliduara dhe të kërkuara të zonës, e njohur për ndërtimin cilësor, administrimin e rregullt dhe aksesin e shpejtë në qendër.

Apartamenti ndodhet në katin e 7-të të një pallati të ndërtuar në vitin 2016, i pajisur me dy ashensorë. Ka orientim lindje, çka garanton ndriçim natyral dhe ambient të ngrohtë gjatë gjithë ditës. Planimetria është funksionale dhe e menduar për një jetesë komode familjare.

Të dhënat e pronës:

Tipologji: 2+1+2
Sipërfaqe neto: 105 m²
Sipërfaqe bruto: 117.6 m²
Kati: 7
Pallat me dy ashensorë
Vit ndërtimi: 2016
Orientim: Lindje

Organizimi i brendshëm përfshin një sallon ndenjeje të bollshëm, ambient gatimi të veçuar me dalje në ballkon, dy dhoma gjumi, ku njëra prej tyre disponon tualet privat, si edhe një tualet të dytë shërbimi.

Përshkrimi i zonës:
Kika 2 është një zonë rezidenciale shumë e preferuar, me infrastrukturë të zhvilluar, siguri, qetësi dhe afërsi me shkolla, supermarkete, shërbime dhe akse kryesore rrugore. Ideale si për banim familjar, ashtu edhe për investim afatgjatë.

Çmimi: 365,000 €

📞 Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë, kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO329
Lloji Apartament
Statusi: Listimet e fundit
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 6
Sipërfaqja: 105 m2
Sip. Totale: 118 m2
Kati: 7

Vendodhja e Pronës