Pershkrimi i Prones

Ofrohen për shitje dy apartamente në zonën e Komuna e Parisit, një nga zonat më të kërkuara për banim dhe investim në Tiranë. Prona paraqet një mundësi shumë të mirë investimi, pasi apartamentet janë të përshtatshme për qira ditore (Airbnb) ose qira mujore dhe janë të investuara, gati për përdorim pa nevojë për shpenzime shtesë.

Detajet e Apartamenteve

Tipologjia: 2+1+2
Kati: 10
Çertifikatë pronësie: Po

Apartamenti 1

Sipërfaqe në çertifikatë: 57 m²
Sipërfaqe reale: 70 m²

Apartamenti 2

Sipërfaqe në çertifikatë: 51 m²
Sipërfaqe reale: 70 m²

Përshkrimi i Apartamenteve

Apartamentet kanë organizim funksional dhe janë të investuara, duke ofruar hapësira praktike për jetesë ose për përdorim në qira. Ambientet përfshijnë sallon ndenjeje me hapësirë gatimi, dy dhoma gjumi dhe dy tualete. Falë organizimit dhe investimit të kryer, apartamentet mund të përdoren menjëherë pa nevojë për ndërhyrje shtesë.

Përshkrimi i Zonës

Zona e Komunës së Parisit është një nga zonat më të konsoliduara të Tiranës, me kërkesë shumë të lartë për banim dhe qira. Ajo ofron akses të shkëlqyer me rrugët kryesore të qytetit dhe ndodhet pranë shumë shërbimeve si supermarkete, restorante, shkolla dhe transport publik. Kjo e bën këtë pronë një mundësi shumë të mirë investimi për të gjeneruar të ardhura të menjëhershme nga qiraja.

Ashensori i godinës shkon deri në katin e 8.

Çmimi për të dy apartamentet: 200,000 €

📞 Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO711
Lloji Apartament
Statusi: E perdorur
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 7
Kati: 10