Ofrohet për shitje apartament tipologji 2+1 në projektin modern rezidencial Hora Vertikale, i pozicionuar në zonën e Rruga Muhamet Gjollesha, një nga zonat më elitare dhe më të aksesueshme të Tiranë.
Detajet e pronës
Tipologjia: 2+1
Kati: 19
Sipërfaqe neto: 100.2 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 27.5 m²
Sipërfaqe totale: 127.7 m²
Çmimi: 293,710 €
Përshkrimi i apartamentit
Apartamenti organizohet në sallon të bollshëm ndenjeje me ambient gatimi dhe ngrënieje, 2 dhoma gjumi, tualet dhe 3 ballkone.
Tre ballkonet i japin apartamentit ndriçim maksimal, ajrosje natyrale dhe pamje panoramike të qytetit, duke shtuar ndjeshëm komoditetin dhe cilësinë e jetesës.
Pozicionimi në katin e nëntëmbëdhjetë garanton privatësi, qetësi dhe pamje shumë të hapur mbi qytetin e Tiranës.
Prona është shumë e përshtatshme si për banim premium ashtu edhe për investim afatgjatë, falë lokacionit strategjik dhe standardit të projektit.
Përshkrimi i rezidencës dhe zonës
Hora Vertikale është projekt rezidencial modern me arkitekturë bashkëkohore dhe standard të lartë ndërtimi.
Zona e Muhamet Gjolleshës mbetet ndër zonat më të preferuara të Tiranës, falë aksesit shumë të mirë me qendrën, Unazën dhe akset kryesore të qytetit.
Rezidenca ofron potencial shumë të mirë investimi dhe kërkesë të lartë për banim.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434