Zogu I Zi
Përshkrimi i Pronës
Ofrohet për shitje apartament 1+1, i pozicionuar në Rrugën Dritan Hoxha, në krah të Universitetit Zoja e Këshillit të Mirë. Prona ndodhet në katin e 3-të të një pallati të vitit 2007 dhe është restauruar totalisht, me punime të reja dhe investim cilësor.
Detajet e pronës
Tipologjia: 1+1
Sipërfaqe bruto: 58 m²
Kati: 3
Pallat i vitit: 2007
Gjendja: E restauruar totalisht
Vendndodhja: Rruga Dritan Hoxha, pranë Universitetit Zoja e Këshillit të Mirë
Çmimi: 128,000 €
Përshkrimi i apartamentit
Apartamenti është i organizuar në ambient ndenjeje me kuzhinë të integruar, 1 dhomë gjumi, tualet dhe hapësira funksionale. Falë restaurimit të plotë, prona ofron ambiente të freskëta, të rregullta dhe gati për banim.
Punimet janë realizuar të gjitha të reja, duke e bërë apartamentin një zgjedhje shumë të mirë për ata që kërkojnë një pronë pa nevojë për investime shtesë.
Sipërfaqja prej 58 m² bruto dhe pozicionimi në katin e 3-të e bëjnë apartamentin praktik, komod dhe të përshtatshëm si për banim, ashtu edhe për investim me qira.
Përshkrimi i zonës
Rruga Dritan Hoxha është një nga zonat më të aksesueshme të Tiranës, me lidhje të shpejtë me qendrën, Zogun e Zi, Don Boskon dhe akset kryesore të qytetit.
Afërsia me Universitetin Zoja e Këshillit të Mirë, institucionet arsimore, marketet, farmacitë, transportin publik dhe shërbimet e përditshme e bën këtë pronë shumë të përshtatshme për banim ose investim.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434