Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament 2+1 në zonën e Zogut të Zi, një nga zonat më të kërkuara dhe me aksesin më të mirë në Tiranë. Prona ndodhet në një pallat me ashensor të ndërtuar në vitin 2008 dhe është ideale si për banim ashtu edhe për investim.

Detajet e pronës

Tipologjia: 2+1
Sipërfaqe totale: 105 m²
Sipërfaqe neto: 97 m²
Kati: 3 banim
Pallat me ashensor

Viti i ndërtimit: 2008

Orientimi: Veri-Lindje

Çmimi: 230,000 €

Përshkrimi i apartamentit

Apartamenti organizohet në sallon të bollshëm me ambient gatimi dhe ngrënieje, 2 dhoma gjumi, tualet dhe ballkon. Hapësirat janë të mirëorganizuara dhe ofrojnë komoditet maksimal për jetesë familjare.

Falë sipërfaqes së konsiderueshme dhe orientimit Veri-Lindje, apartamenti përfiton ndriçim natyral dhe ventilim të mirë gjatë gjithë ditës.

Përshkrimi i zonës

Zona e Zogut të Zi është një nga nyjet më strategjike të kryeqytetit, me akses të menjëhershëm në qendrën e Tiranës, Bulevardin e Ri, Stacionin e Trenit dhe akset kryesore hyrëse-dalëse të qytetit. Në afërsi gjenden qendra tregtare, institucione arsimore, transport urban dhe çdo facilitet i nevojshëm për një jetesë komode.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO1224
Lloji Apartament
Statusi: E perdorur
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 74
Sipërfaqja: 97 m2
Sip. Totale: 105 m2
Kati: 3