Zogu I Zi
Përshkrimi i Pronës
Ofrohet për shitje apartament 1+1, i pozicionuar në Rrugën Dritan Hoxha, në krah të Universitetit Zoja e Këshillit të Mirë. Prona ndodhet në katin e 3-të të një pallati të vitit 2007 dhe është restauruar totalisht, me punime të gjitha të reja.
Detajet e pronës
Tipologjia: 1+1
Sipërfaqe bruto: 46.8 m²
Kati: 3
Pallat i vitit: 2007
Gjendja: I restauruar totalisht
Vendndodhja: Rruga Dritan Hoxha, pranë Universitetit Zoja e Këshillit të Mirë
Çmimi: 108,000 €
Përshkrimi i apartamentit
Apartamenti është i organizuar në ambient ndenjeje me kuzhinë të integruar, 1 dhomë gjumi, tualet dhe hapësira funksionale. Falë restaurimit të plotë, prona ofron ambiente të reja, të pastra dhe gati për banim.
Të gjitha punimet janë realizuar nga e para, duke e bërë apartamentin një zgjedhje shumë të përshtatshme për ata që kërkojnë një pronë pa nevojë për investime shtesë.
Sipërfaqja prej 46.8 m² bruto e bën këtë apartament praktik dhe komod, ideal për individë, çifte ose për investim me qira, sidomos për shkak të pozicionimit pranë universitetit dhe aksit kryesor të zonës.
Përshkrimi i zonës
Rruga Dritan Hoxha është një zonë shumë e aksesueshme në Tiranë, me lidhje të shpejtë me qendrën, Zogun e Zi, Don Boskon dhe akset kryesore të qytetit.
Afërsia me Universitetin Zoja e Këshillit të Mirë, transportin publik, marketet, farmacitë, bizneset dhe shërbimet e përditshme e bën këtë pronë një mundësi shumë të mirë si për banim, ashtu edhe për investim.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434