Ofrohet për shitje apartament 2+1 në Soho Towers, një nga projektet më prestigjioze rezidenciale dhe multifunksionale në zonën e Zogut të Zi. Kompleksi është projektuar me standarde të larta ndërtimi, arkitekturë moderne dhe infrastrukturë bashkëkohore, duke ofruar një kombinim ideal mes komoditetit, luksit dhe aksesit të menjëhershëm me qendrën e Tiranës.
Detajet e pronës
Tipologjia: 2+1
Kati: 8
Sipërfaqe neto: 108.70 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 22.22 m²
Sipërfaqe totale: 130.92 m²
Faza e ndërtimit: Tulla + Suvatime
Çmimi: 332'846 €
Përshkrimi i apartamentit
Apartamenti organizohet në sallon të bollshëm me ambient gatimi dhe ngrënieje, 2 dhoma gjumi, 2 tualete, korridor shpërndarës dhe ballkon. Planimetria është funksionale dhe ofron ndriçim natyral të bollshëm, me hapësira të mirëorganizuara që garantojnë komoditet maksimal për jetesë familjare. Faza aktuale e ndërtimit u jep mundësinë blerësve të personalizojnë rifiniturat sipas preferencave të tyre.
Përshkrimi i zonës
Soho Towers ndodhet në Zogun e Zi, një nga zonat më të kërkuara dhe strategjike të Tiranës. Pozicionimi i kompleksit ofron akses të menjëhershëm drejt qendrës së qytetit, Bulevardit të Ri, autostradës Tiranë–Durrës dhe rrugëve kryesore të kryeqytetit. Zona karakterizohet nga zhvillimi i lartë urban, pranë qendrave tregtare, institucioneve, shkollave, transportit publik dhe çdo shërbimi të nevojshëm për një jetesë komode.
Një mundësi ideale për banim ose investim në një nga projektet më elitare të Tiranës.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434